SHPËRNDAJE

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq tha sot se Serbia do të dërgojë një notë protestë në Kombet e Bashkuara për shkak të pranisë së anëtarëve të delegacionit të Prishtinës në OKB gjatë Asamblesë së Përgjithshme, e që sipas tij ai, e keqpërdoroi atë.

Ai shpjegoi se disa takime dypalëshe po mbahen edhe në korridore, duke shtuar se vetëm për atë zonë anëtarët e delegacionit të Prishtinës morën leje dhe se ata i “abuzuan” ato, siç është rasti me Kryeministrin e Marokut.