SHPËRNDAJE

Kosova do të ketë një shtet më pak qe e njeh pavarësinë e saj, pasi që sipas Ivica Daçiq një shtet do ta tërheq njohjen e tij.

Kjo tërheqje e njohjes së pavarësisë së Kosovës, sipas Daçiq do të ndodh më se largu brenda dy ditësh.

Që nga viti 2008 kur Kosova ka shpallur pavarësinë e saj, e deri në vitin 2012 pavarësinë e Kosovës e kanë njohur vetëm 84 vende ndërkaq që nga viti 2014, vit ky kur Daçiq është bërë ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë, siç u shpreh ai, 13 vende e kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës, transmeton Indeksonline.

“Për më së largu dy ditë do të mësohet edhe emri i vendit të 14-të që do të tërheq njohjen e pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Daçiq.

Deri më tani pavarësinë e Kosovës e kanë njohur 116 shtete.