SHPËRNDAJE

Çfarë mundemi tjetër? Nuk kemi lindshmëri territoriale që të gjitha pjesët në të cilat jetojnë serbët të mbeten në Serbi”, ka thënë shefi i diplomacisë serbe

Përkufizimi ndërmjet Kosovës e Serbisë është vetëm një ide, por edhe ide të tjera nuk ka, i ka thënë shefi i diplomacisë serbe Ivica Dacic portalit serb pressonline, dhe ka shtuar se është e sigurt se për dy gjëra nuk do të bisedohet ndërmjet Serbisë e Kosovës.

“E sigurt është vetëm se nuk do të diskutohet për dy gjëra – që Kosova të jetë autonomi brenda Serbisë dhe që Serbia ta njohë pavarësinë e shpallur njëanshëm të Kosovës. Kërkohet kompromis, por shtrohet çështja se çka është komnpromis. Përkufizimi është njëra nga idetë. Por ide tjera nuk ka. Prandaj ka ortek rezistence në Prishtinë e në Beograd”, mendon Dacic trasnemton gazetametro.net.

Sipas tij, me këtë ide janë të pakënaqura edhe vendet evropiane, sepse me këtë tregohet se ato megjithatë e kanë njohur tepër shppejt pavarësinë e Kosovës.

“Në qoftë se dialogu nuk shkon në drejtim të përkufizimit, mund të pritet vazhdimi i presionit ndaj Serbisë që ta njohë Kosovën ashtu siç është. Ky presion do të manifestohet ashtu që do të ngadalësohet rruga jonë drejt BE-së. Kjo mund të bëjë që dikush në Kosovë të bëjë plane për një “Stuhi” (Oluja) kosovare, duke e ditur se Serbia ndoshta do të jetë e detyruar të reagojë ndaj kësaj, se ndoshta hyn në koflikt me KFOR-in, se Serbia do të kërkojnë ndihmën e Rusisë…”, thotë Dacic.

Sipas Dacicit, në ShBA tash “po fryjnë erëra të reja”, po hapen mundësi për zgjidhje me kompromis.

“Këto gjëra nuk kanë rënë nga qielli, për to po gjurmojmë me vite. Qëllimi ynë është një konferencë ndërkombëtare dhe pos BE-së, të gjithë të jenë garantues të asaj për çka do të merremi vesh”, ka thënë Dacic.

“Ne veriun e Kosovë kurrë nuk do ta japim, për këtë nuk ka dilemë. Çfarë mundemi tjetër? Nuk kemi lindshmëri territoriale që të gjitha pjesët në të cilat jetojnë serbët të mbeten në Serbi”, ka thënë Dacic.