SHPËRNDAJE

Real Madridi duket se ka filluar të mendojë për sezonin e ri, pasi tashmë thuhet se kanë gati fanellat e reja.

Los Blancos janë në garë për ta fituar Ligën e Kampionëve dhe La Liga-n, mirëpo garat janë suspenduar shkaku i coronavirusit.

Mediat spanjolle kanë filluar t’i publikojnë pamjet e para se si mund të duken fanellat e mbretërve për sezonin 2020/2021.

Madrilenët do t’i qëndrojnë besnik ngjyrës së bardhë, derisa në krah do t’i kenë disa shirita në formë të ngjyrës së tigrit.

Shirita të njëjtë do të kenë edhe fanella e dytë e tyre, mirëpo ngjra bazë do ta jetë ajo e rozë.

Fanella e tretë që do të përdoret më shumë në Ligën e Kampionëve do të ketë ngjyrën e zezë me disa detaje të vogla.