SHPËRNDAJE

Cristiano Ronaldo nuk është infektuar nga coronavirusi pavarësisht se është mbajtur në karantinë në vendlindjen e tij Madeira, kanë konfirmuar autoritetet portugeze.

Ylli i Juventusit do të mbetet në shtëpi ndërsa frika nga infeksioni është ende i gjerë, me Italinë në mbyllje në çdo sektor.

Bashkëlojtari i Ronaldos, Daniele Rugani u bë lojtari i parë në Serie A që infektohet nga sëmundja me Paulo Dybalan që gjithashtu u raportua se ishte dal pozitiv në test – informacion që Juventusi e ka mohuar.

Klubi italian konfirmoi gjatë ditës së djeshme se 121 persona, nga ta lojtarë dhe pjesëtar të klubit kanë kaluar në izolim.

Ronaldo fillimisht fluturoi në shtëpi në Madeira për të vizituar nënën e tij Dolores, e cila pësoi një goditje në fillim të këtij muaji.

Ai tani nuk është në gjendje të kthehet në Itali për shkak të kufizimeve të rrepta të lëvizshmërisë në të gjithë kontinentin.

Kishte raportime në Itali se ish-ylli i Real Madridit kishte kontraktuar coronavirusin, por këto janë konfirmuar të jenë lajme të rreme.

Presidenti i qeverisë rajonale të Madeiras, Miguel Albuquerque ka konfirmuar një gjë të tillë.

“Nuk mund të flas për këtë çështje për arsye të mbrojtjes së të dhënave, por dua të them që situata është analizuar siç duhet dhe, në këtë kohë, është e garantuar që nuk ka mundësi të infeksionit”.

Sekretari rajonal i shëndetësisë Pedro Ramos konfirmoi gjithashtu se: “Ronaldo dhe familja e tij janë asimptomatikë”.’

Pavarësisht se ka mbetur në vendlindje, Ronaldo është në kontakt të përditshëm me stafin mjekësor të Juventusit dhe po stërvitet në palestrën e tij personale.

Ndryshe, të gjitha ndeshjet e Serie A janë pezulluar të paktën deri më 3 prill, me sulmuesin e Sampdorias, Manolo Gabbiadini, që bëhet lojtari i dytë në kampionatin elitar për të cilin është konfirmuar se është i infektuar.