SHPËRNDAJE

Danimarka do të fillojë të ofrojë “pajisje për vet-testim” për të mbledhur mostra për të testuar mundësinë e prekjes nga coronavirusi, në mënyrë që të marrë një pamje më të mirë të përhapjes së tij, thanë të mërkurën autoritetet shëndetësore.

“Në këtë situatë kemi sfidën që njerëzit që kanë infeksione të rrugëve të frymëmarrjes nuk duhet të shkojnë në spital”, tha Tyra Grove Krause nga agjencia shëndetësore SSI për AFP.

Siç bëhet e ditur, SSI, e cila funksionon nën ministrinë e shëndetësisë, është përgjegjëse për mbikëqyrjen e sëmundjeve infektive.

Ndërsa Grove Krause, kreu i njësisë së epidemiologjisë infektive dhe parandalimit në SSI, tha që materialet e testimit do të dërgoheshin në klinikat shëndetësore lokale në të gjithë vendin.

Pacientët që kontaktojnë klinikën në lidhje me simptomat e frymëmarrjes mund të kenë një test, të marrin një mostër në shtëpi për t’i dhënë klinikës, e cila më pas do ta përcjellë atë në një laborator.

Sidoqoftë, ndërsa numri i rasteve ka filluar të rritet, vendi vendosi javën e kaluar të ndalojë testimin e rasteve të buta, dhe në vend të kësaj të përqendrohet në ato me simptoma të rënda.

Ndryshe, që nga e mërkura, Danimarka kishte 1.092 raste të konfirmuara dhe katër vdekje.

Danimarka po zbaton gjithashtu masa për distancimin shoqëror, duke përfshirë ndalimin e tubimeve të më shumë se 10 personave dhe mbylljen e shkollave dhe bizneseve për të frenuar infeksionet.

Autoritetet shpresojnë që sistemi i ri të funksionojë dhe se do të fillojë brenda javës tjetër.