SHPËRNDAJE

DavidLuiz-Mourinho
Ish futbollisti i Chelsea, David Luiz nuk mendon se Jose Mourinho është njëri ndër trajnerët më të mirë në botë

Gazetarët e kanë pyetur se pse Mourinho është aq special, nga braziliani kanë marrë një përgjigje të papritur.

“Ai ndoshta është special për ju, ndërsa mër mua nuk është” ka thënë Luiz.

“Kam kaluar disa vite të bukura tek Chelsea. Kam fituar shumë trofe, gjithçka ka qenë bukur, por kjo tani është e kaluar. Tani jam lojtar i PSG dhe dua të kaloj tutje” ka thënë Luiz.

“Shumë mirë i njoh të dy ekipet, aty jemi dikund, do të jetë shumë interesant. Besoj tek ky ekip” ka thënë ai.

Po afrohet ndeshja e kthimit ndërmjet Chelsea dhe PSG në ligën e kampionëve. A mendoni se PSG mund të kualifikohet?