SHPËRNDAJE

Qendra për sigurisë, hetime dhe mbrojtje e DBA-së ka paralajmëruar se lënda narkotike e njohur si “krokodil” tashmë gjendet nëpër rrugët e Sërbisë, dhe kanë theksuar se edukimi më i madh jo vetëm për fëmijët por edhe prindërit dhe stafin mësimor është forma më e mirë e parandalimit në luftën kundër varësisë nga narkotikët.

Në deklaratë, Qendra e DBA-së bënë të ditur se kohë më parë një gjashtëmbëdhjetë vjeçare pasi kishte marrë mbidozë të lëndës narkotike “krokodil” ka shpëtuar nga vdekja falë reagimit të shpejtë të mjekëve nga Surdulica dhe Vranja, ndërsa mjekët në komunën Ogjaci nuk kanë mundur ta shpëtojnë vajzën e moshës (17) e cila kishte marrë mbidozë të lëndës narkotike të lartpërmendur.

Nga DBA paralajmërojnë se “krokodil” ose siç njihet në gjuhën mjekësore desomorfina, është një drogë shumë e rrezikshme që është disa herë më e lirë se kokaina, dhe vjen nga “përbërësit shtëpiak” duke përzier kodeinën, benzinën, holluesin (nitro) dhe acidin klorhidrik.

“Gjatë futjes në organizëm vie deri te shpërbërja e indeve. Jetëgjatësia e atyre që bëhen të varur nga ky zëvendësues i kokainës nuk është më shumë se dy vjet.

Nëse dikush arrin të shpëtojë nga lënda narkotike “krokodil”, shpesh mbetet me pasojat e degjenerimit nga efektet e kësaj droge, bënë të ditur qendra DBA.

Sipas tyre të rinjtë janë gjithnjë e më shumë në kontakt me lëndët narkotike, edhe pse shumica e tyre janë të vetëdijshëm për dëmin e tyre, dhe ata vendosin ta bëjnë këtë për dy arsye, janë të interesuar për veprimin ose presionin nga shoqëria.

Qendra DBA deklaron gjithashtu se shpesh ka raste që ata “bëhen të varur” nga një drogë të caktuar, pa u vënë re me kohë nga prindërit.

Ata besojnë se policia është duke bërë një punë të shkëlqyer gjatë viteve të fundit, dhe se rezultatet që ata kanë arritur tregojnë se shteti është i vendosur të përballet me tregtarët dhe kartelet e drogës.

Megjithatë, ata besojnë se ajo që mungon përveç kësaj në luftën kundër varësisë nga droga është parandalimi, duke shtuar se pak është duke u bërë për parandalimin, megjithëse Ministria e Punëve të Brendshme para disa viteve ka aplikuar në shkolla edukimin lidhur me këtë.

Qendra DBA-së beson se përveç fëmijëve, duhet të edukohen edhe prindërit dhe stafin mësimor. Sa më shumë edukime, tribina, përfshirje më aktive të nxënësve të shkollave të mesme, prindërve dhe stafi mësimor, është forma më e mirë e luftës kundër varësisë nga droga që ne, si shoqëri, mund të parashtrojmë dhe ndihmojmë të rinjtë dhe policinë në punën e tyre, thuhet në njoftimin e Qendrës për Sigurisë, hetime dhe mbrojtje./presheva.com/