SHPËRNDAJE

David de Gea ka thënë se do të dëshironte të emërohej kapiten i Manchester United, derisa po përgatitet të nënshkruaj kontratë të re.

Sipas gazetës The Guardian, 28 vjeçari do të zgjasë qëndrimin në Old Trafford deri në vitin 2025 .

Megjithatë një nga kushtet që portieri spanjoll të vë nënshkrimin është që shiriti i kapitenit ti takoj atij.

“Kam qenë kapiten për disa ndeshje. Është mrekulli të jesh kapiten i Manchester United” deklaroi De Gea.

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer ende nuk e ka konfirmuar se kush do të jetë kapiteni i United, pas largimit të Antonio Valencias.