SHPËRNDAJE

Frenkie de Jong ka zbuluar se si ish-lojtari i Ajaxit, miku i tij Abdelhak Nouri, përdori aftësitë e tij të kufizuara të komunikimit për të dhënë miratimin e tij për një transferim te Barcelona.

Holandezi u bashkua me gjigantët katalunas në qershor të vitit 2019, për 75 milionë eurosh nga Ajax, duke zënë vend në formacionin e Blaugranave.

Nouri që pësoi dëmtim të trurit në verën e vitit 2017 pasi u rrëzua gjatë një miqësore mes Ajax dhe Werderit të enjten u raportua se pas dy vitesh dhe nëntë muajsh në gjendje kome, ai është zgjuar.

Më herët gjatë ditës, programi televiziv De wereld Draait Door ia kushtoi lojtarit një dokumentar ku u diskutua për shëndetin e ish-futbollistit, ndërsa një numër i ish-shokëve të tij të skuadrës – përfshirë edhe De Jong – përshkruan kontaktet e tyre me të.

De Jong zbuloi se Nouri e kishte bindur më parë që të bashkohej me Ajaxin nga Willem II në vend të shkonte te PSV Eindhoven.

“Në atë periudhë kisha vendosur që të largohesha nga Willem II. Atëherë ishim në një turne në Greqi me moshat U19-. Appie më tha: “Jo, duhet të vish në Ajax. Pas aty mund të luajmë. Çfarë do të bësh në PSV? Thjesht eja në Ajax. Ai më foli shumë”, tregon De Jong.

De Jong pastaj vazhdoi të shpjegojë se, pavarësisht se nuk kishte fuqinë e fjalës, Nouri përdori komunikimin e tij të kufizuar për të këshilluar lojtarin që të bashkohej me yjet e tjerë në Camp Nou.

“Fillova të kem dyshime. Atëherë nëna e Appie hyri dhe e pyeti:”Ku duhet të shkojë Frenkie?”.

“Ajo përmendi disa klubet dhe tha: “A duhet të shkojë në Barcelonë?” Pastaj Appie sinjalizoi me vetullat e tij për tu pajtuar. Ky ishte një moment shumë i bukur për mua dhe familjen”, tregon De Jong.