SHPËRNDAJE

Kapiteni i Ajaxit, Matthijs de Ligt përfundimisht e ka refuzuar kalimin te Barcelona, edhe pse të dyja klubet e kanë pasur marrëveshjen e nënshkruar për shumën e 75 milionë euro.

Holandezi ka qenë i kërkuar këtë verë nga top klube evropiane, pasi  paraqitjeve të mira në Ligën e Kampionëve.

Se ai nuk e ka pranuar kalimin te Barcelona e konfirmon radio Cadenar Ser në programin ‘El Larguero’.

Sipas tyre agjenti i lojtarit, Mino Raiola, ka qenë vendimtar në refuzimin e De Ligt që i ka bërë Barcelonës.

Tani në garë mbetet PSG, që duhet më e avantazhuar ndaj Bayern Munich dhe Juventus.