SHPËRNDAJE

Ekipi i NP Moravica dje arriti të debllokojë, por edhe të riparojë, kanalizimin në rrugën D.Filipoviq. Kanalizimi në fjalë ishte i thyer dhe i mbuluar me gurë (siç shihet në foto) dhe me vite u ka sjell probleme banorëve të kësaj lagje.

Edhe me këtë rast NP Moravica i bën apel qytetarëve që të jenë më të kujdeshëm gjatë shfrytëzimit të rrjetit të infrastrukturës komunale, por edhe punëkryesve të riparimit të rrugëve që gjatë punëve të janë më të kujdeshëm dhe nëse dëmtojnë ndonjë gyp kanalizimi apo uji për të njëjtën të paraqiten në NP Moravica e jo ti mbulojnë ato siç ishte ky rast./prsheva.com/