SHPËRNDAJE

Ditë më parë, si pjesë e fushates kundër kandidatës për kryeministre të Lidhjes Demokratike te Kosovës znj. Vjosa Osmani, janë publikuar e montuar video, shpifëse, të pasakta, jo të drejta dhe tejet dashakeqe për familjen e burrit të znj.Osmani, i cili vjen nga Presheva, z.Prindon Sadriu.
Në montimet e njerëzve të pa ndërgjegjshëm , është përfshirë edhe polici i komunikacionit të stacionit policor të Preshevës Krenar Jahiu.
Fillimisht, Jahiu dhe Prindon Sadriu nuk kanë asnjë lidhje familjare, pos që të dy janë nga qyteti i Presheves, deri sa edhe fotot e publikuara ne faqet e rrejshme te fejsbukut, janë nxjerr nga profili personal i policit Jahiu dhe si të tilla janë montuar për të shantazhuar e diskredituar familjen Sadriu.
Fotot e nxjerra nga koha e studimeve te Krenar Jahiut dhe gjatë punës si polic rrugor në Preshevë, ku Krenari punon për gati 20 vite, jane interpretuar sipas dëshirës së autorëve anonim, të cilët shpifjet e tilla nuk i ndalen as edhe ndaj kryeprokurorit Blakaj, as ndaj kandidatit të Vetevendosjes për kryeministër Albin Kurti.
Vlen të theksohet, se në komunë të Preshevës, rrespektivisht në Luginë të Preshevës, pas përfundimit të konfliktit të UCMPB-së, është nënshkruar marrëveshja e themelimit të policisë multietnike dhe se në Preshevë, Bujanoc e Medvegjës, një numër i konsiderushem i shqiptareve janë përfshirë në atë polici.

Eshte e turpshme, e pa drejt dhe jo njerëzore, që për hirë të “luftës” se brendshme në fushata parazgjedhore, të perfshihen individ, familjar e personalitete të cilat nuk janë të kyçur në asnjë agjendë politike, ndaj veprimet e tilla, duhet të ndalohen.
Partia Demokratike e Kosoves,të cilën e kanë akuzuar se janë të rinjtë e saj, që qëndrojnë prapa këtyre profileve fantome, është distancuar nga profile të tilla dhe se është shprehur kategorisht kundër veprimeve të tilla të cilat cenojnë integritetin e sigurinë personale të cilitdo qytetar te Kosovës.