SHPËRNDAJE

Në qershor të vitit 2018, Demi Lovato, bëri diçka që yjet e popit nuk duhet të bëjnë: tregoi të vërtetën e vështirë.

Ish-aktorja e “Disney” kishte luftuar një kohë me varësinë ndaj drogës, por ajo do të ndërtonte po ashtu një narrativë për të kapërcyer atë varësi, me vargje dhe një dokumentar që dëshmon për gjashtë vjet se ishte esëll.

Pastaj ajo ndryshoi historinë. “Ne kemi qenë në këtë rrugë më parë”, ajo këndoi në një këngë të re, “Sober”. “Më vjen keq, nuk jam më esëll”. Një muaj më vonë, ajo u shtrua në spital për një mbidozë gati-fatale.

Lovato ka mbajtur një profil të ulët që nga shtrimi në spital, por ajo është rikthyer tani, me një mesazh më kompleks se kurrë më parë.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Grammy Awards” të dielën, ajo bëri shfaqjen e saj të parë në një vit e gjysmë, dhe pritjet mund të ishin për një spektakël triumfues ose të paktën shpresues. Lovato e dha atë, në një mënyre. Por, ajo bëri diçka edhe më të fuqishme.

Në mesin e shumë gjërave që kanë ndodhur së fundmi, Alica Keys tha se muzika është “gjëja më shëruese në botë”. Ndërsa, Lovato po ashtu erdhi me një mesazh motivues. Ajo debutoi një këngë që thoshte që të kënduarit, në të vërtetë, nuk do të rregullonte gjithçka.

Lovato tha që ajo realizoi këngën, “Anyone”, katër ditë para mbidozës së saj. Është e lehtë të besosh që dikush afër vet-shkatërrimit e krijoi atë. Tekstet janë një rënie e dëshpëruar, përpjekje të dështuara për të gjetur lehtësim.