Donald Trump do të paraqitet të dielën në emisionin “Meet the Press” në NBC News, mëson CNN.
Ai do të paraqitet në emisionin e gazetarit, Chuck Todd i cili në të kaluarën ishte kundër Trump.
NBC nuk e ka konfirmuar këtë por CNN e ka mësuar nga burimet e saja.
Trump në kohët e fundit në Twitter tha se do të dal më shpesh në emisione të lajmeve.
Kjo është intervista e parë e Trump në NBC News që nga viti 2017, ku me të ishte ulur me Lester Holt.
Ndërsa në emisionin “Meet the Press”, Trump nuk ka qenë i ftuar që nga viti 2016-të.