SHPËRNDAJE

Akte vandale janë shënuar gjatë natës ose në mëngjesin e hershëm në Rahovicë. Pemë të sapombjella janë dëmtuar, ndërkohë që shërbenin si një mushkëri e re për Rahovicën.

Pamjet që duken tani nga këto pemë janë vërtetë të trishta, ndërsa banorët menjëherë në megjes lajmëruan strukturën e Bashkësisë lokale dhe të Forumit Rinor Rahovica, ku këta të fundit denoncuan ngjarjen në polici. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për këtë ngjarje për vënien para përgjegjësisë ligjore të vandalëve.

Në rrugën që dërgon për te penda e Rahovicës, Forumi Rinor Rahovica ka mbjellë mbi 150 fidanë dru dekorativë të llojit katallpa si projekt i i fituar nga komuna e Preshevës.

Penda e Rahovicës dhe vet fshati kohën e fundit është kthyer në një atraksion natyror që shfrytëzohet jo vetëm si ambient çlodhës por edhe për aktivitete sportive për të gjithë qytetarët e Luginës.

Për këtë rast ëahtë njoftuar Bashkësia lokale Rahovicë dhe kërkojm bashkpunim me çdo kend që ka informacion të njoftoje FRR dhe stacionin policor në Preshevë.

Ata do dëmtojn ne do ndërtojm dhe nuk do të ndalemi asnjëherë. Por për ta bërë realitet këtë ëndërr të gjithë qytetarëve, do të duhet edhe bashkëpunimi i qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm dhe të mbrojnë pasurinë publike.

Këshilli drejtues i FRR-së.