SHPËRNDAJE

Kryetari i bashkësisë lokale në fshatin Raincë në një postim në rrjetet sociale të kësaj BL ka shkruar për persona të pandërgjegjshëm që në orët e vona po dëmtojnë shenjat sinjalizuese që vendkalimin e trenit të këtij fshati.

Shkrimin e plotë e keni më poshtë:

“Edhe pse punët janë duke u kryer me suksese, ne vendosjen e Rampës së sigurisë në vendëkalimin e hekurudhës te Kulla në Raincë.
Mirëpo disa adoloshent gjatë orëve të vona të mbrëmjes,po dëmtojnë shenjat sinjalizuese që janë vendosur për sinjalizime,dhe njëherit bëjn akte të pa hishme gjatë kalimit të trenit,duke e gjuajtur me gurë trenin.
Këto informata janë siguruar nga burimet e sigurta.
Ne i njoftojmë këta persona që mos të mashtrohen, dhe mos të kryejnë këso veprimesh, sepse terreni është nën video inqizime, dhe shumë lehtë mund të identifikohen.
Kamerat janë të vendosura në largësi dhe se nuk vërehen.
Ata persona që identifikohen do të ndiqen dhe përgjigjen penalishtë.
Andaj kërkojmë që mos të bëjnë gjeste jo të mira,sepse këto paisje janë në interesin e qytetarëve të Raincës,sepse neve na ndodhë që më së shpeshti të kalojmë aty pari,dhe mos ta njollosim fshatin me këso veprimesh jo të mira.
Për këtë arsye janë të njoftuara edhe organet e rendit,dhe se do të ketë patrullime më të shpeshta në afërsi të këtij vendi.” ka shkruar Kryetari i BL Raincë, z. Ali Sinani. /presheva.com/