SHPËRNDAJE

NaitAsani

Disa anëtarë të Komisionit Parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, të kryesuar nga drejtuesi i këtij komisioni, deputeti Nait Hasani, sot dhe nesër do të qëndrojnë për vizitë zyrtare në Luginën e Preshevës.
Anëtarët e këtij komisioni të Kuvendit të Republikës së Kosovës do të takohet me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu, me kryetarin e Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa dhe me kryetarin e Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi.
Gjatë kësaj vizite, anëtarët e Komisionit parlamentar do të shkojnë edhe në Medvegjë, ku do të takohen me qytetarë të kësaj komune, si dhe do të vizitojnë disa nga shkollat e kësaj ane.