SHPËRNDAJE

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës respektivisht Komisionit për Arsim të kryesuar nga deputeti Nait Hasani vizituan komunën e Medvegjës. Fillimisht ata kanë vizituar shkollën fillore “Zenel Hajdini” në Tupallë, dhe më pas Banjën e Sijarinës. Në Tupallë delegacionet parlamentare janë njoftuar nga afër për kushtet në të cilat zhvillohet arsimi shqip në komunën e Medvegjës. Ata sipas burimeve të presheva.com janë zotuar se problemet jo vetëm në arsim por në të gjitha fushat me të cilat ballafaqohen shqiptarët e komunës së Medevgjës do ti adresojnë në instancat më të larta të Republikës së Kosovës dhe se shqiptarët e kësaj komuna janë prioritet për qeverinë e Kosovës.

Edhe pse të paralajmëruar në agjendën e KKSH-së se do të takohen me nënkryetarin e kësja komune nga radhët e PVD-së, komisioni parlamentarë nuk është pritur në ndërtesën e komunës së Medvegjës pamvarësisht faktit se pjesë e koalicionit qeverisës në këtë komunë është edhe PVD. Komisioni parlamentarë për Arsim, Shkencë, teknologji, kulturë, rini, sport, inovacion dhe ndërmarrësi dhe komisioni për Administratë publike dhe Qeverisje lokale dhe media sot dhe nesër do të qëndrojnë në një vizitë zyrtare në komunat Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Delegacioni do të jetë i përbërë nga Nait Hasani, Ismail Kurteshi, Arbërie Nagavci, Teuta Haxhiu, Valentina Bunjaku, Arban Abrashi dhe Valon Ramadani. Vizitën e tyre zyrtare deputetët e Parlamentit të Kosovës e kanë nisur sot në komunën e Medvegjës./presheva.com/