SHPËRNDAJE

Deputetët kosovarë gjatë qëndrimit të tyre dy ditorë në Luginë të Preshevës me përkushtimin më të madh kanë takuar kryetarë komunash si në Preshevë e Bujanoc, zëvenës kryetarë, ndihmës kryetarë, e kryetarë kuvendesh, Këshillin Nacional Shqiptarë, drejtorë të shkollave fillore e të mesme në këto tri komuna shqiptare dhe kompani private.

Ata në komunat Bujanoc e Medvegjë takuan përfaqësues të partive politike pozitë- opozitë ndërsa në dallim me këto dy komuna në Komunën e Preshevës deputetët kosovarë vizituan Shqiprim Arifin në kabinetin e tijë së bashku me kryetarin e kuvendit ndërsa kanë injoruar përfaqësuesit opozitarë si Ragmi Mustafën, kryetarë i PDSH-së dhe Ardita Sinanin, kryetare e degës së PVD-së në Preshevë./presheva.com/