SHPËRNDAJE

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez iu drejtua rreshtave të karrigeve boshe në parlamentin spanjoll të mërkurën, pasi bllokimi i vendit mbajti shumicën e ligjvënësve në shtëpi.

Sipas medieve të huaja ata politikanë që morën pjesë, u ulën shumë larg nga kolegët e tyre, pasi Sanchez tha se masat që Spanja po merrte ishin për të “shpëtuar në fund mënyrën e jetës”.

“Më e keqja është akoma për të ardhur, kur sistemi ynë shëndetësor përballet me numrin më të madh të të infektuarve, kur ditët e izolimit rriten, kur pasojat e krizës shfaqen në ekonomi”, tha Sanchez.

Madje, pasi Sanchez la podiumin, një pastruese me një maskë dhe doreza e pastroi atë, përpara se udhëheqësi i Partisë Popullore, Pablo Casado, dha reagimin e tij për fjalimin.

Ndryshe Spanja të mërkurën njoftoi 2,538 raste të reja të infeksioneve të reja me coronavirus, duke e çuar numrin e vendit në 13,716.