SHPËRNDAJE

Deputeti popullorë i Partisë Përparimtare Serbe (SNS) nga komuna e Bujanocit, Nenad Mitroviç, gjatë vitit 2019 ka folur dy herë në total në Parlamentin e Serbisë, bëjnë të ditur të dhënat e portalit “deputeti im”.

Mitroviç në pjesën e dytë të vitit 2019 nuk ka patur asnjë paraqitje në Kuvendin e Sërbisë. Nga ana tjetër deputeti nga Bujanoci, Fatmir Hasani ka qenë diç më aktiv, brenda 365 ditëve, gjegjëisht një vitit deputeti shqiptarë nga radhët e PVD-së ka patur 6 paraqitje.

Hasani sipas portalit “deputeti im” në pjesën e dytë të vitit 2019 gjegjësisht për 6 muaj ka patur gjithsej 2 paraqitje për ti mbrojtur interesat e popullatës shqiptare.

Mitroviç dhe Hasani, sipas të dhënave të cilat ia kanë ofruar Agjensionit për luftë kundër korupcionit për angazhim në Kuvend kanë të ardhura 96,000 gjegjësisht 105,000 dinarë në muaj.

Në krahasim me paraqitjet e deputetëve nga Bujanoci për mbrojtjen e interesave të elektoratit, Bujanocasit duket se kanë kaluar më mirë në krahasim me ata të Vranjës dhe Pirotit./presheva.com/