SHPËRNDAJE

Deputeti popullor nga radhët e PVD-së, Fatmir Hasani në periudhën kohore për 6 muaj vetëm 2 herë e ka marë fjalën në Parlamentin e Republikës së Serbisë.

Statistikat merren nga portali zyrtar “Moj poslanik” ku përcillen dhe verifikohen prezantimet e deputetëve në Parlament.

Nga grafikoni shihet se për 6 muaj vetëm 2 herë e ka marë fjalën deputeti Hasani në foltoren e Parlamentit lidhur me shfaqjen e problematikave të shqiptarëve që jetojnë në Luginë të Preshevës e që me numër janë të shumta.

Nga statistikat e portali zyrtar “Moj poslanik” në dallim me deputetët e tjerë mbetet shumë pak për tu shpresuar nga qytetarët luginas se një deputet shqiptarë siç është Fatmir Hasani është zë që përçon kërkesat e shqiptarëve në Beograd.

Vlen të përmendet se zgjedhjet parlamentare në Serbi do të mbahen në mes të muajve prilli- maj gjatë vitit të ardhshëm./presheva.com/