SHPËRNDAJE
Deputetja kanadeze, Julie Dabrusin, ka mbajtur një fjalim në parlamentin kanadez për nder të 28 Nëntorit. Ajo në fjalën e saj, ka përshkruar historinë e kësaj dite për shqiptarët dhe në fund ka uruar të gjithë shqiptarët për Ditën e Flamurit.
“Sot është Dita e Pavarësisë së Shqipërisë. Pas pesë shekujsh nën pushtimin e Perandorisë Osmane, Shqipëria shpall pavarësinë më 28 nëntor 1912. Në këtë ditë, shqiptarët ngritën flamurin në Vlorë, ditë e cila prej atëherë njihet si ‘Dita e Flamurit’. Gëzuar Festën e Pavarësisë.”, ka thënë ajo në fjalën e saj veç tjerash.