SHPËRNDAJE

Ajo është e apasionuar pas veshjeve, por pas atyre të luksit. Bëhet fjalë për deputeten e Partisë Socialiste në Dibër, Reme Lalën, e cila njihet për shpenzimet e saj marramendëse për veshjet.

Gjithmonë në Kuvend shkon me veshje të shtrenjta dhe këtë herë ka zgjedhur që të blejë një çantë, të markës ‘Chanel’, e cila kushton jo pak por 5600 Dollarë.
Sipas fotove të publikuara nga Panorama, Lala duket shumë e qetë me çantën e saj të re, që kushton sa 5 rroga mujore të saj.
Por edhe pse është e gjitha në luks, ka harruar që të pastrojë kasën e telefonit, ku shihet që nga larg se është pis. Por kjo gjë nuk e pengoi Remen që të parakalonte para Kuvendit e të shkonte të ndiqte seancën plenare.
Reme Lala njihet si një nga deputetet më të pasura në Kuvendin e Shqipërisë, dhe gjithmonë e ka treguar pasurinë e saj me shpenzimet e luksit që bën.