SHPËRNDAJE

“Pensionet do të paguhen deri më 10 prill me shtesën pre 4,000 dinarëve”, ka thënë dje Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiç.

Ai shtoi se shpresontë që brenda një muaji të mund të shfuqizojmë gjendjen e jashtëzakonshme dhe “të fillojmë të punojmë seriozisht”.
“Kjo për ata është shumë e rëndësishme, sepse ata janë pjesa më e varfër” tha Vuçiç, duke komentuar shtesën prej 4,000 dinarëve për pensionistët.
I pyetur se çfarë mendon për kërkesën e Sindikatës së Punëdhënësve të Serbisë që sa më parë që të jetë e mundur të paguhen pagat minimale.
Vuçiç tha se “nëse dikush nuk është në gjendje të ruajë likuiditetin dhe aftësinë paguese nga 15 marsi deri më 10 prill, atëherë nuk di se çfarë të themë dhe nëse e ka probleme të presë 10 ditë pas kësaj, për të marrë ato para, gjegjësisht pagat minimale.
Vuçiq thotë se qëllimi është që mos të pushohen punëtor nga puna, por gjithsesi që do të kemi problem me punësimin si të gjithë të tjerët, por në një masë më të vogël.
“Shkalla jonë e papunësisë pas Covid-19 nuk do të jetë më e lartë se niveli mesatar i papunësisë në BE ëhstë shprehur presidenti.
“Nuk do të ishte problem që sipërmarrësve dhe punëtorët me normë të sheshtë, parukierëve, këpucëtarëve, taksistëve dhe të tjerëve ti paguajmë ato para, por e di pse po e them se është më mirë të presim edhe 10 ditë të tjera, sepse pas muajit të parë nëse shohin që kriza zgjatet edhe për dy apo tre muaj të tjerë, pavarësisht nga minimumi, rreth pesë përqind të punëtorëve do ti pushohjnë nga puna” ka potencuar Presidenti Vuçiç./presheva.com/