SHPËRNDAJE

Në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, është transmetuar dëshmia e një ish-agjenti të UDB-së i cili gjatë një bisede telefonike tregon se çfarë metoda ka përdoruar Serbia për të vrarë njerëz e më pas për t’iu lënë fajësinë shqiptarëve.

Kryetari  i Partisë Republikane në Serbi, Nikola Sanduleviç, ka regjistruar rrëfimin e ish-agjentit të UDB-së për disa krime ku ai ishte “kontraktuar” për t’i kryer.

Agjenti i UDB-së tregon si ishte thirrur për ta eliminuar fizikisht kryetarin e sindikatës së policëve, pasi 25,000 pjesëtarë policie ishin ngritur në protestë dhe kërkonin pagat e tyre.

Ish UDB-ashi thotë se personi që duhej eliminuar kishte dokumente të rëndësishme dhe me publikimin e tyre do të rrëzonte zyrtarë të lartë.

Ai thotë se drejtorin e UDB-së e kishte pasur në shkollë dhe bashkë më te kanë shërbyer në sigurim prandaj ai e kishte përzgjedhur për të kryer vrasjen.

Ish-agjenti thotë se ishin bërë të gjitha përgatitjet për të kryer vrasjen, por thotë se ai zgjodhi drejtësinë dhe nuk e kreu vrasjen.

Ai tregon se i kanë thënë se duhet vrarë kryesindikalisti sepse i pengon shtetit.

UBD-ashi tregon më tej se është ftuar në Kapaonik dhe plani ishte për të vrarë policin sa më afër Kosovës e që më pas të lihet faji te shqiptarët.