SHPËRNDAJE

Kosova nuk ka arritur që të bëhet anëtare e organizatës së INTERPOL-it. Në votimin që u mbajt sot nga Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it, Kosova nuk arriti të sigurojë 2/3 votave për t’u bërë anëtare e kësaj organizate.

Në deklaratën zyrtare të lëshuar nga INTERPOL-i llogarinë e tyre në Twitter, konfirmohet mospranimi i Kosovës.

“Aplikacioni për anëtarësimin e Kosovës është refuzuar nga Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it”, shkruan faqja zyrtare e tyre. Kujtojmë se votimi në raundin e dytë në Asamblenë së Përgjithshme të INTERPOL-it për Kosovën ishte 68 pro, 51 kundër dhe 16 abstenime. Qeveria e Kosovës ka fajësuar Serbinë për mos anëtarësimin e Kosovës.