SHPËRNDAJE

Si ta drejtojmë veturën në mënyrë të drejtë, por që më së paku ta ngarkojmë shpinën?

Nëse keni dhimbje, ndodh që gjendja të përmirësohet vetvetiu, megjithatë nuk përjashtohen as rastet kur mund të shkaktojë mpirje, dobësi të muskujve, etj.

Këshillat janë: Mbështetësja e ulëses duhet patjetër të jetë në 100 gradë në raport me pjesën e poshtme të ulëses (ajo pozitë relakson muskujt…), duart në timon patjetër duhet të jenë të lakuara në bërryla, supet patjetër duhet të jenë tre centimetra nga gjunjët, mirëpo kjo është e vështirë të arrihet (pos në të veturat në të cilat rregullohet pjesa e poshtme e ulëses, përkatësisht tërhiqet).

Në rastet kur drejtoni gjatë veturën, provoni t’i ngrini lehtë supet në drejtim të kokës dhe t’i mbani ashtu një kohë, rreth dhjetë sekonda – kjo do të përmirësojë qarkullimin e gjakut.

Në tollovitë e komunikacionit, kur keni mjaft kohë, shtyni me duar tavanin e veturës dhe mbani ashtu deri në gjashtë sekonda. Pastaj lironi muskujt dhe merrni frymë thellë.

Shtrini këmbët sa të mundeni dhe rezistoni – natyrisht, jo papuçen e gazit – shtrëngoni muskujt e këmbëve, gjithashtu rreth gjashtë sekonda.

Vendosni duart pas mbështetëses së kokës dhe kapeni atë! Pastaj, mbështeteni kokën dhe qëndroni në atë pozicion – gjithashtu gjashtë sekonda.

Këto ushtrime do t’ju ndihmojnë që të relaksoheni kur uleni në veturë – këshillon instituti gjerman Golsar.