SHPËRNDAJE

Ky tekst është marrë nga një fushatë në Itali, ndërsa të përkthyer e sjell Alketa Spahiu. – Ti nuk ki me dal; ama telefonin; fshije atë buzëkuq; veshu më mirë; krehu më mirë; bëj grim me shumë; bëj grim më pak; nuk ki me shku te nana jote; shoqet e tua janë të pamoralshme; mshele gojën; nuk vlen asgjë; ti nuk ki më punu, mendo për fëmijët; jo palestër; nuk ja del me bo kurrë send të hajrit; – te kontrollon shpenzimet; nuk të është afër në momentet kur ke nevojë ndërsa pretendon që ti të jesh gjithmonë afër tij kur ai ka nevojë.

Dhuna është ai: – që të tradhton; që të poshtëron; qe të shan kishe tu bo hajgare; qe nuk kujdeset për familjen; që nuk të bon kurrë asnjë kompliment; me të cilin raportet seksuale janë obligim; që të refuzon; që të vnon në siklet; që vetëm ta lëshon një shikim e ti ki frikë me fol.