SHPËRNDAJE

DiCaprio-Rihanna

Tashmë u bë një kohë e gjatë që përflitet për një lidhje mes DiCaprio-s dhe Rihanna-s. Madje kishte dhe nga ato zëra ku përmendnin faktin se këngëtarja e kishte marrë aktorin në shtëpinë e saj për ta prezantuar me familjen.

Këto mbeten ende në kuadrin e thashethemeve, pasi asnjë prej palëve nuk ka dhënë ndonjë deklaratë. Kjo është fotoja e parë ku aktori 40-vjeçar dhe këngëtarja 27-vjeçare shfaqen pranë njëri-tjetrit. Sipas TMZ, kjo foto është shkrepur nga një i ftuar në festën private të diltëlindjes së këngëtares.