SHPËRNDAJE

Dita e mësuesit dhe dita ndërkombëtare e gruas në shkollën fillore prof. Ibrahim Kelmendi në Preshevë u shënuan me programin argëtues të përatitur nga nxënësit e kësaj shkolle.

Para mësimdhënësve dhe drejtuesve të shkollës nxënësit u prezantuan me referate dedikuar datave 7 dhe 8 mars.

Ndërsa kori i shkollës në udhëheqjen e arsimtarit, Bashkim Halimi performuan me këngë festive.

Drejtoresha e shkollës, Fitore Sahiti për portalin preshevacom ka deklaruar se këto dy festa shënohen si festa të rëndësishme si ajo e ditës së mësuesit dhe njëherit dita ndërkombëtare e gruas.

Sahiti ka potencuar se mësuesi ka një fjalë të madhe dhe jep maksimumin për nxënësit ku njëherit kjo festë shënon edhe arsimin shqip në të gjitha trojet shqiptare.

Drejtoresha Sahiti me rastin e festës së mësueit ka uruar të gjithë mësimdhënësit dhe veteranët e arsimit shqip duke vlerësuar punën e tyre që kanë bërë ndër vite./presheva.com/