SHPËRNDAJE

Dita e fundit e Marsit do të mbahet mend, tani për tani, si më tragjikja që nga fillimi i epidemisë së koronavirusit në Serbi, për shkak se janë regjistruar 115 raste të reja të infektuar, përderi sa 7 persona kanë humbur jetën.

Sërbia ka hyrë në ditën e 26-të që nga shpërthimi i epidemisë e inkurajuar pasi në 48 orët e fundit kemi pasur një rënie të numrit të pacientëve, por më pas pësoi një shuplakë kthjelltësie, kështu që tani kemi 900 persona të infektuar, ndërsa 23 kanë vdekur.

Që nga raporti i fundit, janë testuar mostrat e 477 personave, 115 prej të cilëve kanë dalë pozitivë dhe 362 negativë ndaj virusit korona.presheva.com/