SHPËRNDAJE

Djali i zëvendës kryetarit të komunës së Bujanocit Stojança Arsiqit, Sasha Arsiq, në rrjetin e tij social ka publikuar një foto me një pushkë automatike para hyrjes së repartit të ndihmës së shpejtë në Bujanoc, që lenë të nënkuptojë se sa është forca e tij politike e ndoshta edhe institucionale në komunën e Bujanocit.

Ai në postim ka shkruar se, (Počela smena u hitnoj pomoći Bujanovac..noćna) (Filloi ndërrimi i natës në ndihmën e shpejtë në Bujanoc), në një institucion gjegjësisht në repartin në të cilin pjesa dërmuese e pacientëve janë shqiptarë gjatë orëve të mbrëmjes, në veçanti kur dihet se askush nuk e kërkonë ndihmën e mjekëve në këtë repart nga qejfi, e jo të pritet me një armë të tillë para hyrjes.

Kjo foto të lë të kuptosh se fuqia e djalit të zëvendës kryetarit të komunës së Bujanocit është e padiskutueshme, sikurse ajo politike poashtu edhe institucionale, ngase në një isntitucion serioz dhe në orarë të punës nuk mundet gjithkush të fotografohet me një armatim të tillë në dorë dhe në hyrje të repartit nga edhe hynë pacientët.

Në një koment të tij, edhe vet ai ka shkruar se, tek ne popullata është mësuar të jetë në gjendej gjysëm lufte, duke përmendur edhe periudhën e viteve 99-ta.