SHPËRNDAJE

“Qëndrueshmëria e sistemit është në kufijtë e tij. Do të ketë akoma mbushje të spitaleve, pavarësisht nga fakti që situata në Beograd është stabilizuar” theksoi sot Dr. Predrag Kon.

Ai i tha se gjatë kësaj jave do të shohim efektet e masave. “Një rënie e lehtë është tashmë e dukshme në Beograd, por presioni mbi spitalet është ende i madh, veçanërisht në kryeqytet.

Një numër i madh i Beogradasve ende po trajtohen jashtë qytetit të tyre” tha Dr. Kon dhe shtoi “se ne do të kemi tashmë nga 1,200 deri në 1,400 për Beogradin, dhe gjatë kësaj jave midis 1,400 dhe 1,800, ndryshe nga më parë kur kishte midis 1,800 deri në 2,200 “.

“Do të duhet karantinat dhe izoloimet”

“Përgatitjet duhet të bëhen, do të duhet të bëen karantina dhe izolime, të cilat do të diskutohen në takimin e ardhshëm – tha ai.

I pyetur nëse një test PCR do të ishte i detyrueshëm për ta, ai tha se profesioni “sugjeroi plotësisht atë që do të bëhej” dhe theksoi se “mbyllja e kufijve është e pamundur”.

“Ne kemi propozuar atë që duhet bërë, pjesën mjekësore të Shtabit të krizës. Nuk ka alternativë, alternativa është hyrja e një numri të madh të njerëzve që nuk e dinë se janë të infektuar, do të zhvillojnë sëmundjen dhe do të kërkojnë njekim në Serbi, nuk mund të presim që Serbia do ta përballojë këtë.

Mbyllja e kufirit është e pamundur, nëse shteti e sjell, nuk do ta kemi asgjë kundër.

Është e qartë se ajo ende nuk është diskutuar” tha Dr. Kon.

Sa i përket Natës së Vitit të Ri dhe faktit që shumë qytetarë tashmë e kanë rezervuar festimin, Dr. Kon tha se “nuk është reale kjo çfarë po bëjnë”.