14.5 C
Presevo, Serbia
28.05.2020
Ballina Lifestyle Dora e djathtë ju duket më e gjatë se e majta? Sytë...

Dora e djathtë ju duket më e gjatë se e majta? Sytë mund të ndryshojnë shijen e ushqimit… Këto janë shtatë mënyrat se si truri ju ‘mashtron’

SHPËRNDAJE

Ju ndoshta nuk e keni menduar kurrë se edhe veprimet më të zakonshme nuk janë thjesht zakone, por hile të mendjes sonë

Nëse doni të dini rreth origjinës së këtyre fenomeneve, lexoni artikullin, sepse do të gjeni të gjitha përgjigjet.

1. Sytë mund të ndryshojnë shijen e ushqimit

Studimet tregojnë se ngjyra e ushqimit dhe e pjatave mund të ndryshojë shijen dhe aromën e tij. Për shembull, çokollata e nxehtë duket më e shijshme në një filxhan portokalli ose në ngjyrë kremi dhe shija e dredhëzave është më e pasur kur shërbehet në një pjatë të bardhë.

Gjithashtu:

– Pjatat me ngjyrë të verdhë bëjnë që limoni të ketë aromë më të fortë.
– Pijet e ftohta shërbehen më mirë në gota me ngjyra të ftohta (blu, jeshile, gri etj).
– Ushqimi bëhet më i ëmbël nëse shërbehet në një pjatë rozë.

2. Dora e djathtë duket sikur është më e gjatë se e majta

Studimet tregojnë se dora e djathtë duket të paktën 1 cm më e gjatë. Ky është shkaku i iluzionit kur duket se me dorën e djathtë mund të arrijmë më shpejt një objekt. Kjo nuk vlen për mëngjarashët (njerëz që veprojnë me dorën e majtë).

3. Ne mendojmë për veten në të ardhmen siç mendojmë për një person që nuk e njohim

Kur mendojmë për të ardhmen tonë, truri imagjinon një person që nuk e njohim. Ai mendon se ky dikushi do të jetë në gjendje të përballet me çdo situatë. Kjo është arsyeja pse shumë njerëz kanë një jetesë të pashëndetshme, pse bëjnë gjëra jomorale dhe pse nuk trajtojnë veten.

4. Truri nuk sheh as ndryshimet më të dukshme

Ky është mekanizmi mbrojtës i trurit që nuk e lejon atë të përpunojë çdo informacion që merr vazhdimisht. Për shembull, nëse shikoni një foto për pak kohë dhe më pas shpërqendroheni dhe pastaj shikoni përsëri foton, mund të mos vini re edhe ndryshimet më të dukshme

5. Sukseset tona janë vetëm arsye për një kënaqësi

Për një studim, u mblodhën 2 grupe njerëzish. Grupi i parë kishte mbajtur dietë për një periudhë të gjatë dhe kishte arritur disa rezultate, ndërsa grupi i dytë jo. Grupi i parë u vlerësua, ndërsa grupi i dytë u injorua. Pas kësaj, të gjithëve iu ofrua të zgjidhnin: një mollë ose një çokollatë. 85% e atyre që ishin vlerësuar zgjodhën çokollatën dhe nga grupi i dytë, atë e zgjodhën vetëm 58%.

Imagjinoni që njerëzit me varësi serioze të jenë në këtë situatë: kur i lavdëroni, ka shumë të ngjarë të kthehen në atë që ishin përpjekur të braktisnin. Truri gjithmonë do të preferojë një mënyrë që harxhon më pak energji edhe nëse kjo ul jetëgjatësinë.

6. Sa më i ulët të jetë vetëbesimi, aq më tërheqës duken njerëzit e tjerë

U krye një eksperiment i thjeshtë: njerëzve iu treguan 3 foto të të famshmëve. Njëra nga fotot ishte e vërtetë, në fotografinë e 2 ishte përdorur fotoshop për ta bërë personin të dukej më i shëndoshë dhe në fotografinë e 3 ata dukeshin më të dobët. Pjesëmarrësve iu kërkua që të gjenin pamjen e vërtetë.

Rezultatet ishin mjaft interesante: nëse një person (gjinia nuk ka rëndësi) ishte i kënaqur me trupin e vet, ai mund të dallonte lehtësisht foton origjinale nga ajo e rreme. Nëse një person shqetësohej për shëndetin e tepërt ose për dobësinë, zgjidhnin foton që ishte e kundërta e problemit të tyre.

7. Truri nuk mund të bëjë dallimin midis realitetit dhe fantazisë

Mendimet tona dhe mënyra se si ndihemi janë të lidhura. Reagimet në trup ndodhin pavarësisht nëse situata është e vërtetë apo imagjinare. Për shembull, nëse shqetësoheni shumë gjatë gjithë kohës, mund të rrisni nivelin e kortizolit (hormoni i stresit) në gjakun tuaj.

Lajmi i mirë është se i njëjti parim funksionon me serotonin (hormoni i lumturisë). Pra, nëse imagjinoni se jeni të lumtur, vërtet mund të përmirësoni mënyrën se si ndiheni.