SHPËRNDAJE

Kur bëhet fjalë për kthimin e qytetarëve tanë nga pushimet verore dhe karantinën e detyrueshme, Dr. Kisiq Tepavcevic tha që situata monitorohet çdo ditë, përcjell presheva.com.

– Ajo që është e rëndësishme për ata që po shkojnë të dinë se situata epidemiologjike është më e keqe në të gjitha destinacionet e tjera tërheqëse aktualisht, sesa në vendin tonë. Nëse ata po shkojnë me pushime, duhet të kuptoni që virusi po qarkullon atje, dhe nëse ata janë me pushime, ata duhet të respektojnë masat parandaluese. Nëse infektohen në vende të tjera, transmetimi sekondar në vendin tonë vazhdon. Nëse ata kthehen, të sillen edhe më me ndërgjegje në 14 ditët e ardhshme, të dinë se mund të jenë bartës asimptomatikë të infeksionit dhe të ruajnë më të afërtit. Po mendohet çdo ditë nëse ata do të kenë izolim gjatë kthimit të tyre, po bëhet mbikëqyrje aktive epidemiologjike e kësaj sëmundje, dhe nëse kjo ndodh, do të informoheni – përfundoi Dr. Kisiq Tepavceviq./presheva.com/