SHPËRNDAJE

Një 20-vjeçar nga Tërnoci komuna e Bujanocit ka pësuar lëndime të krahur, (thyerje të krahut) gjatë rënies në një nga lojrat e argëtimit në mbërmjen e së martës, më pas është transferuar në Departamentin e Ortopedisë në spitalin e Vranjës, bëjnë të ditur nga shërbimi i emergjencës në Bujanoc.

“Është një thyerje e shuplakës së djathtë, por nuk kemi më shumë informata se si ka ardhur deri te ky lëndim, përveç se shkaku është rënia” ka thënë Dr. Mejdi Zeqiri, mjek kujdestarë.

Ai ka theksuar se numri i pacientëve në ndrrimin e natës një kohë të gjatë është me i mdh se zakonisht, duke theksuar si arsyeje dhembjet e stomakut si vjellje dhe diare pasuar nga temperatura e lartë, janë simptoma karakteristike.

Mendoj se problemi është për shkak të përpunimit të pamjaftueshëm të ushqimit, veçanërisht të frutave, para ngrënies “, ka thënë Dr. Zaqiri./presheva.com/