SHPËRNDAJE

Në Bujanoc, ne presim një rritje të numrit të personave të infektuar me Covid-19 gjatë kësaj dhe javës tjetër, thotë epidemiologu Dr Branislav Tiodorović, anëtar i Shtabit të Krizave të Republikës së Serbisë.

– Ne duhet të jemi të vetëdijshëm se nuk është e njëjtë në çdo vend, që sjellja e njerëzve ndryshon, por të gjithë duhet ta dinë se është e rëndësishme të jesh përgjegjës. Sa i përket jugut të Serbisë, ne presim një rritje të të infektuarve në Bujanoc gjatë kësaj dhe javës tjetër, kështu që ju bëj thirrje të gjithëve që të sillen me përgjegjësi dhe të respektojnë masat e rekomanduara, të cilat kanë një rëndësi të madhe – tha Tiodorović për Blic të enjten.

Ai nuk ka sqaruar se në çfarë baze parashikimet e këqija të Shtabit të Krizave për Bujanoc janë, megjithatë, njoftimi vjen rreth dhjetë ditë, për sa kohë që inkubacioni zgjat zakonisht, pas dy ngjarjeve tragjike na varrim në Tërnocin e madh dhe Zbevac, në të cilat morën pjesë një numër i madh i njerëzve./presheva.com/