SHPËRNDAJE

Milovan Drecun, kryetar i Komisionit Parlamentar për Kosovë në Serbi, ka thënë se edhe Prishtina edhe Kosova duhet ta kuptojnë se situate ka ndryshuar dhe se një marrëveshje ndërmjet dy vendeve duhet të arrihet patjetër.
Në një intervistë për televizionin publik serb, Drecun ka thënë ka edhe të atillë të cilët e kundërshtojnë arritjen e një marrëveshje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Njëjtë ka deklaruar edhe politikani serb Cedomir Jovanoviq, i cili ka thënë se është momenti i fundit për arritjen e një zgjidhjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij nëse dështon një gjë e tillë, atëherë do të ketë pasoja fatale për Serbinë.

Ndryshe me 7 shtator presidenti Hashim Thaçi do të udhëtojë për takimin e radhës me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, në Bruksel ku pritet që të arrihet edhe një marrëveshje ndërmjet dy vendeve.

Komisioneri Hahn ka thënë se zgjidhja ndërmjet dy vendeve duhet të arrihet brenda këtij viti, ose më së largu deri në Maj të vitit 2019.