SHPËRNDAJE

Për shkak të bojkotit dhe presionit të qeverisjes lokale në Bujanoc Stacioni i Veterinës u detyrua të tërhiqet nga organizimi i katërt ekspozitës së lopëve të rasës Simmental tha për Bujanovacke Miodrag Milkovic, drejtor i qendrës së veterinarisë në Bujanoc e cila tre vitet e fundit ka organizuar këtë manifestim.

Milkoviç për këtë e ka informuar edhe kryetarin e komunës dhe zëvendësit të tij Shaip Kamberi dhe Stojança Arsiqin, të cilët i akuzon ata për dëmtimin e bagëtive në komunën e Bujanocit.

“Vendimi i Komunës së Bujanocit 2017, mbarësimit artificial e bagëtisë i ka marrë komuna nga buxheti komunal dhe kështu ndërpreu një traditë prej 15 vjetësh në subvencionimin e fermerëve përmes Trupit Koordinues.

Me këtë vendim të komunës së Bujanocit, janë dëmtuar 40% e pronarëve të bagëtive që nuk morën subvencione në 2017, shkruan Milkoviq në letrën e dërguar për kryetarin Kamberi dhe zëvendësin e tij Stojança Arsiq.

Në dokumentin e nënshkruar nga Milkoviç, është kujtuar se pagesa e subvencioneve për vitin 2018 filloi në shtator:

“Duke llogaritur harxhimet e fermerëve rreth ardhjes në komunë, tërheqjen e fondeve si dhe humbjen e kohes, këta fermerë kanë qenë të dëmtuar për disa milionë dinarë”, thotë Milkoviq.

Ai shton se mos prezenca e liderëve komunalë në ekspozitën e tretë të vitit të kaluar tregon se mbështetja për fermerët e blegtorisë nuk është prioritet për udhëheqësit komunalë.

“Stacioni Veterinar në Bujanocit është adres e gabuar e ndëshkimit të drejtuesve lokalë, sepse aty vuajnë fermerët, sidomos ato nga vendbanimet e largëta që kanë nevojë për ndihmë”, thotë Milkoviq./presheva.com/