SHPËRNDAJE

Është mbajtur mbledhja e IX e Këshillit Komunal ku ishin të parapara 8 pika të rendit të ditës.

Pika kryesore e rendit të ditës ishte: Shqyrtimi dhe miratimi mbi dhënien e pëlqimit të raportit për ndarjen e mjeteve për subvencionet në bujqësi. Kryetari i Komunës, Shqiprim Arifi në konferencën për media ka deklaruar se është periudhë e vonuar në ndarjen e mjeteve për bujqësi por sidoqoft kostoja e tyre është e lartë.

Ndër arsyet kryesore që nuk janë ndarë mjetet në fjalë sipas kryetarit të komunës, Shqiprim Arifi është sepse muajt që lam pas ishte fushatë patazgjedhore për KNSH dhe nuk kemi dashur që subvencionet bujqsore të shfrytëzohen për poena politik sepse prodhuesit vemdës jetjnë nga këto veprimtari. Në këtë mbledhje u bë edhe ndarja e 564 aplikuesve prej të cilëve 91 kanë qenë me dokumente të pa kompletuar, 473 kanë mbetur dhe prej tyre janë përzgjedhur215 prodhues ku gjithësej janë ndarë 25 milion dinarë. Arifi ka potencuar se është hera e parë në historinë e Komunës së Preshevës të ndahen mjete me shumë kaq të lartë. Sipas ekzekutivit ishte një punë e mirë profesionale e komisionit të cilët vizituan çdo aplikant mbrenda 30 ditëve ku çdo ditë kanë pasur vizita tek të gjithë aplikuesit në mënyrë që të ketë tretman ndryshe dhe një pasqyrë ndryshe nga tereni. Vlen të përmendet se në vazhdimësi është paraparë edhe rritja e subvencioneve të bizneseve për vitin 2019.

Në mbledhjen e këshillit komunal si pikë e rendit të ditës ishte edhe vendimi mbi autorizimin e Moravicës për hulumtimin e ujit të pishëm dhe për mirëmbajtjen e rrugëve nga reshjet atmosferike. Kryetari i komunës ka konfirmuar se gjendja e furnizimit me ujë të pijes në vendin tonë është në zhvillim e sipër ku është gjetur burimi i ujit me kapacitet afrë 4 litër për sekond.

Në këtë mbledhje është miratuar edhe vendimi i tatimit që ka të bëjë me sferën ekologjike apo siç njihet tek popullata tatimi mbi tymin e oxhakut me qëllim të  vetëdijësimit të qytetarëve që ta ruajn ambientin. Arifi ka premtuar për vitin vijues për të gjitha vendbanimet e Komunës së Preshevës që të përfshihen në grumbullimin e mbeturinave ku do të largohen deponitë ilegale./presheva.com/