SHPËRNDAJE

Drejtues institucional në komunën e Preshevës apelojnë qytetarët të mos dalin ne vende publike.

Mantelbardhët preshevarë fillimisht po e mbrojmë stafin sepse ata duhet të jenë në shërbimin e qytetarëve thotë për preshevacom drejtori i Shtëpisë së Shëndetit, Driton Salihu.

Drejtori Salihu lut qytetarët të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

Ai ka potencuar se me gjithë stafin mjeksor dhe kapacitetet që posedojnë, po mundohen që bashkarisht ti ndihmojnë të gjithë.

Poashtu Salihu apelon qytetarët që tek mjeku mund të shkojnë vetëm nëse është e domosdoshme.

Ata mund të kontakojnë mjekun e tyre të zgjedhur me telefon.

Izolimi eshtë mbrojtja më e mirë.

Pa panikë, së bashku ia dalim thotë drejtori i Shtëpisë së Shëndetit, Driton Salihu./presheva.com/