SHPËRNDAJE

Drejtues të pushtetit lokal të Preshevës morën pjesë dje në ceremoninë solemne të organizuar nga presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta për nder të 28 Nëntorit- Ditës së flamurit.

Në këtë ceremoni zyrtare të pranishëm ishin kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, zëvendës kryetari i komunës, Armend Aliu, kryetari i kuvendit, Sami Salihu dhe drejtues institucional të Preshevës. Kryetari Arifi për portalin preshevacom ka deklaruar se është kënaqësi e veçantë që të jenë pjesë e këtyre eventeve me karakter kombëtarë ku takohen personalitete të ndryshme nga të gjitha trojet shqiptare.

Zyrtarët komunal kanë shfrytëzuar rastin që gjatë qëndrimit të tyre në Tiranë të realizojnë takime me drejtues të qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës për të shkëmbyer përvoja dhe ura bashkëpuimi në zgjidhjen e probemeve që preokupojnë luginasit./presheva.com/