SHPËRNDAJE

Me ftesë të Partisë Socialiste të Shqipërisë, drejtuesit e APN-së, zv/kryetari, Armend Aliu dhe kryetari i Degës në Bujanoc, Arbër Pajaziti, nga afër po i ndjekin punimet e Kongresit të këtij subjekti politik në Tiranë.

Përveç zyrtarëve të partisë më të madhe politike në Shqipëri, Aliu dhe Pajaziti kanë zhvilluar biseda edhe me përfaqësues të subjekteve politike shqiptare nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

Ndër të tjera, ata kanë shkëmbyer mendime dhe ide edhe me kryeministrin, Edi Rama.

Alternativa për Ndryshim është subjekti i vetëm politik nga Lugina pjesëmarrës në Kongresin e Punës të Partisë Socialiste të Shqipërisë i cili po mbahet në Tiranë./presheva.com/