SHPËRNDAJE

Shtëpinë e shëndetit “Presheva” në Preshevë, maternitetin jashtëspitalor e ka vizituar dje sekretarja për politikë të jashtme të Ambasadës së Britanisë së Madhe në Beograd, Chantel Care.

Diplomatja angleze gjatë kësaj vizite pati rastin të informohet nga dora e parë për funksionimin e këtijë institucioni shëndetësore.

Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit, Driton Salihu ka njoftuar Sekretaren e ambasadës së Britanisë lidhur me problemet dhe nevojat urgjente për kompletimin e maternitetit me staf plotësues si kirurg, anesteziolog dhe transfuziolog./presheva.com/