SHPËRNDAJE

Ngritja e kuadrove profesionale dhe rritja e numrit të punëtorëve në Shtëpinë e Shëndetit ishin tema që janë diskutuar sot në Beograd në takimin e përbashkët që patën kryetari i Trupit Koordinues, dr Zoran Stankoviq dhe drejtori i Shtëpisë së Shëndetit, Driton Salihu.

Drejtori Salihu ka kërkuar nga drejtues qeveritarë që të investohet më tepër në realizimin e projekteve për përmirësimin e kushteve infrastrukturore në shtëpinë e shëndetit si dhe ngritjen e numrit të kuadrove profesionale si mjek dhe stafi medicional. Në këtë mënyrë sipas Salihut do të arrihet qëllimi i drejtuesve institucional të pushtetit lokal dhe ndërmarrjeve publike që të ngrisin kualitetin e shërbimeve ndaj palëve me theks të veçant pacientëve.

Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit, Driton Salihu ka premtuar se kërkesat drejtuar institucioneve përkatëse për realizimin e projekteve me rëndësi jetike për vendin nuk do të ndalen deri në arritjen e qëllimeve tona./presheva.com/