SHPËRNDAJE

Yjet Dua Lipa, Harry Styles, Camila Cabello, Calvin Harris, AJ Tracey dhe Biffy Clyro kanë njoftuar se do jenë pjesë e “Radio 1 Big Weekend” këtë vit.

Ata janë vetëm emrat e parë që e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në festivalin më të madh të muzikës të organizuar nga “BBC Radio”.

Ky event pritet të mbahet në parkun Camperdown prej datës 22 – 24 maj (e premte – e diel) 2020, me mbi 70 mijë të tjerë të pranishëm.

Gjithashtu, ky do të jetë viti i 17-të i Big Weekend, që u zhvillua në Stewart Park, Middlesbrough në vitin 2019.

Emocionet e këngëtarëve

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, u ka premtuar fansave që do të dëgjojnë këngët e reja prej saj kur ajo performoi në Big Weekend.

“Mezi po pres të ndaj këngët e reja me ju – shpresoj që do jeni gati”, ka thënë ajo në një deklaratë.

Dhe Camila Cabello po ashtu mezi po pret për udhëtimin e saj për në Skotlandë.

“Jam shumë e emocionuar të rikthehem në Big Weekend. Do jetë shumë argëtuese të performojë për ju njerëz në Skotlandë”, ka thënë këngëtarja.

Edhe Harry Styles u shpreh se është shumë i gëzuar që do kthehet në Big Weekend.

“Është fillimi i verës dhe turmat në Skoci janë gjithnjë të çmendura. Shihemi së shpejti Dundee”, shtoi ai.

Big Weekend- Hera e dytë qëmbahet në Dundee

Kjo nuk është hera e parë që Big Weekend po mbahet në qytetin Dundee – pasi u mbajt në parkun Camperdown në vitin 2006.

Pink, Sugababes, The Streets, Snow Patrol, Paolo Nutini dhe Muse ishin emrat e mëdhenj që performuan atë kohë.