SHPËRNDAJE

Gjendja sociale e banorëve në Malësi të Preshevës nuk është aq e favorshme , ata po jetojnë në kushte jo të mira, tha kështu në intervistën për portalin preshevacom, drejtori i Qendrës për Punë Sociale, Liridon Latifi. Qendra që ai drejton do të ketë përkushtim të veçantë në plotësimin e kushteve elementare për banorët e Malësisë së Preshevës duke i ndihmuar me mjete materiale për jetesë më të mirë.

Sipas drejtorit Latifi institucioni që ai drejton kanë kooperim të mirë me Fondin Humanitarë Komunal dhe me Kryqin e Kuq Lokal ku kanë hartuar një strategji të përbashkët për të ndihmuar banorët e Malësisë së Preshevës. Duke përkrahur dhe ndihmuar banorët në Malësi të Preshevës do të arrimë të ruajmë trojet stërgjyshore, tha ndër të tjera drejtori i Qendrës për Punë Sociale, Liridon Latifi./presheva.com/