SHPËRNDAJE

Deputeti popullor Ivan Kostiq, kryetar i këshillit parlamentar për diasporë dhe serb në regjion, ka dorëzuar katër amandamente për buxhetin e Serbisë. Ky politikan i partisë “Dveri” ka sygjeruar që bucheti nga 100 milionë dinarë të rritet në 260 milionë, dhe se këto të holla mund të merren nga buxheti i dedikuar pë infrastrukturë dhe zhvillin pranë shërbimit të trupit koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, përcjell presheva.com.

“Vetëm atherë kur rritet buxheti që të investohet në serb jashtë Serbisë, atherë mund të presim gjëra të mira nga njerëzit tanë të suksesshëm që jetojnë jashtë vendit” ka thënë ai.

“Eshtë e papranuar që serbët nuk kanë asnjë të drejtë mediale në disa shtete si psh në Shqipëri dhe Mal të zi. Ky është një shembull i vetëm në Serbi dhe shteti serb për këtë duhet të aktivizohet” ka thënë ai. /presheva.com/